Politike

Rrjeti “zien” për ftesën e Kongresit të PS-së, termat “Shok e Shoqe” ngjallin debat, kërkohet edhe ID

22 Mars 2019, 06:56 Nga DOSJA
Rrjeti “zien” për ftesën e Kongresit të PS-së,

Tiranë- Ditën e nesërme, më 23 mars, në orën 10:00  pritet të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste. Dosja.al ka siguruar një nga ftesat që u dërgohen të ftuar për në Kongres.

Në ftesën për të marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve të ftuarve nuk u drejtohen me “Zonja apo Zotëri”, por me termat “Shoqe dhe Shoku”. Ajo që vemë re tjetër në këtë ftesë është se janë përcatuara edhe vendet dhe rradhët se ku do të ulet secili pjesëmarrës.

Për vetë PS nuk mjaftojnë vetëm ftesa dhe vendi i caktuar por të ftuarve iu kërkohet edhe ID (numri i kartës së identitetit), pasi Kongesi do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, për të shmangur kështu çdo lloj incidenti. Me gjithë këto të dhëna Partia Socialiste të jetë në djeni për secilin person që do marrë pjesë në të.

Debati për termat “Shoqe dhe Shoku”

Termat “Shoqe dhe Shoku” kanë sjellë debate, habi dhe reagime në rrjetet sociale  pasi tashmë këto terma nuk i hasim as në shkresat zyrtare. Qytetarët shprehen se  këto janë terma të komunizimin por analisti Dritan Hila e hedh poshtë këtë. Në komentin e tij ai shpjegon se ky është një term socialdemorakt që përdoret edhe sot.

“Emri shok është me origjinë socialdemokrate, të cilët kështu i drejtohen edhe sot njëri tjetrit. Për shembull socialdemoraktët gjermanë apo edhe francezë, që nuk kanë lidhje me komunizmin, përdorin këtë fjalë kur komunikojnë me njerëz të një rreshtimi politik. Nuk ka asgjë për t’u habitur”, shkruan ndër të tjera Hila.

Nuk ka munguar në këtë debat edhe një koment i Altin Hazizajt, i cili shkruan: “E majta e ruan ende fjalën çomrade djali”.

Gjithsesi rrjeti “zien”, të djathtët e kundështojnë këto terma, nga ana tjetër të majtët  shpjegohen pse kjo ftesë është ndërtuar në këtë mënyrë.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ftesa për në kongresin e socialistëve kongresi i ps-së 23 mars 2019 edi rama ftesa për në kongresin e socialistëve kongresi i ps-së 23 mars 2019

Sondazh

Poll