Politike

Veliaj i prerë: PS do fitojë në Astir, protestuesit përdoren politikisht, bullizëm kundër qytetit

22 Mars 2019, 07:32 Nga DOSJA
Veliaj i prerë: PS do fitojë në Astir, protestuesit përdoren

Tiranë-  Kreu i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka deklaruar së fundmi se është i bundur se PS do të fitojë zgjedhjet edhe në zonën e Astirit në Tiranë.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”  ai u shpreh i bindur se partia e tij do të marrë shumë vota në këtë zonë. Ndërsa për protestuesit e Unazës së Re ai deklaroi se po përdoren politikisht dhe kjo sipas tij është një bullizëm kundër qytetit.

Partia Socialiste do të jetë fituese edhe në qendër të Astirit. Tafmaja e 40 vetave që përdoren politikisht është një bullizëm kundër qytetit. Unë i ftoj si News 24 rastësisht që televizioni juaj është pranë banesave sociale.

Është më mirë të jetojnë aty, sesa të jetojnë mbi pusetë. Kush nuk e pranon këtë ofertë është te kjo mazhorancë e zhurmshme që po përdoret politikisht. Unaza do bëhet dhe Tirana do vazhdojë do ecë përpara. Dhe unë jam i bindur që do të fitojmë edhe te Astiri. Cila është trashëgimi? Balta, minjtë. Të njëjtën gjë bënë edhe te kalaja e Tiranës. Kështu për të gjitha këto arsye triumfon shumica. Te Astiri kishte çështje më të komplikuara. Te Astiri duhet të ndajmë dy çështje ka nevojë Astiri për Unazë, ama qyteti nuk mund të lihet pa unazë. Por të thuash këtu ne nuk do lejojmë Unazë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj projekti unaza e re tiranës protesta e banorëve në astir veliaj por perdoren politikisht erion veliaj projekti unaza e re tiranës protesta e banorëve në astir veliaj por perdoren politikisht

Sondazh

Poll