Politike

U spërkat me bojë, Gjoni falenderon Policinë: Kandidatë mos u intimidoni, merrni përgjegjësitë

22 Mars 2019, 09:02 Nga DOSJA
U spërkat me bojë, Gjoni falenderon Policinë: Kandidatë mos

Tiranë- Deputeti i cili u betua në parlament një ditë më parë, Ralf Gjoni ka deklaruar së fundmi se pasi u sulmua me bojë nga një qytetar, u morr në mbrojtje nga Policia.

Gjoni shpreh falenderimin për mbrojtjen që i ka ofruar Policia e Shtetit, dhe iu bën thirrje kandidatëve të tjerë të listave shumëemërore të PD-së dhe të LSI-së që të mos intimidohen, po të marrin përsipër përgjegjësitë që iu kanë dhënë qytetarët.

Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend. U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjoni sulmohet me bojë ralf gjoni ralf gjoni mbotje nga polici gjoni sulmohet me bojë ralf gjoni ralf gjoni mbotje nga polici

Sondazh

Poll