Politike

‘Sherr’ në distancë për Kukësin/ Rexhmati: Ky është urdhër jo shaka. Gjici: I mjerë, përgjigjen e merr më 30 qersh

21 Mars 2019, 21:56 Nga DOSJA
‘Sherr’ në distancë për Kukësin/ Rexhmati: Ky

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhamti, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila u shpreh ditë më parë se nga Aeroporti i Kukësit do të hapen 12 mijë vende pune.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rexhmati shprehet se ky është një mashtrim paralektoral, ndërsa ironizon me të ngarkuarin me punë të PS-së në Kukës, Safet Gjici, i cili përflitet se do të jetë kandidat i PS-së për Kukësin.

“Me urdhër të Sekretarit të Parë te Rilindjes, me falni , të ngarkuarit me punë te Rilindjes në Kukës, shumgjanësia e tij i ngarkuar nga naltgjatësia e tyre, pasi janë ezauruar të gjitha punësimet në administratën shtetërore duhet të punësohen jo pak por 200 persona në minierën dhe fabrikën e Kalimashit!!!

Nuk ka rëndësi a paguhen, a kanë punë apo jo, rëndësi ka fushata zgjedhore….pastaj në shtëpi…

Ky është urdhër jo shaka…”, – shkruan Rexhamti.

Postimi i Rexhmatit:

Të gjithë pasardhësit e maces hanë minj,të gjithë anëtarët e bandës së Rilindjes mashtrojnë;

Dy mashtrimet e radhës:

Në Aeroportin e Kukësit nga konçensionari do të hapen 12000 vende pune – deklaron ministresha Balluku!!!!

Do të vijne gjermanët të punësohen ne Kukës!!!

Me urdhër të Sekretarit të Parë te Rilindjes, me falni , të ngarkuarit me punë te Rilindjes në Kukës, shumgjanësia e tij i ngarkuar nga naltgjatësia e tyre, pasi janë ezauruar të gjitha punësimet në administratën shtetërore duhet të punësohen jo pak por 200 persona në minierën dhe fabrikën e Kalimashit!!!

Nuk ka rëndësi a paguhen, a kanë punë apo jo, rëndësi ka fushata zgjedhore….pastaj në shtëpi…

Ky është urdhër jo shaka…

O tempora o mores!

(Kohë te mjera, njerëz te mjerë)

Njerëzit bëjnë kohën, ndaj te reagojmë kundër mashtrimit, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit, krimit në qeverisje…

Shqipëria e shqiptarëve jo e oligarkëve!

Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Safet Gjici, i cili po me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Kukësi ka nevojë për burra të gjatë e të gjerë, për të sjellë investime, që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të zonës.

Më tej Gjici, teksa e konsideron Rexhmatin si të mjerë që nuk ka bërë asgjë kur ka qenë në pushtet, I drejtohet duke i thënë se është një hiç.

Ai e paralajmëron se më 30 qershor do të marrë përgjigjen nga ata që sipas Gjicit, i ka mashtruar.

“O i mjerë, që nuk ke bërë asgjë dhe kur ke qenë në pushtet!

Ti nuk je as i gjerë dhe as i gjatë por je … një hiç”, shkruan Gjici, ndërsa shton: “Megjithatë, 30 qershori erdhi dhe do marrësh përgjigjen nga ata që ke mashtruar, sidomos bujqit kuksianë, që i rrënove me “leksionet” apo medikamentet e falsifikuara dhe skaduara!”.

Postimi i plotë:

Nënshkrimi dhe miratimi i kontratës për vënien në punë të aeroportit, paska sjellë “reagimin” e gjumashëve letargjikë.

Kukësi ka nevojë për burra të gjatë e të gjerë, për të sjellë investime, që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të zonës.

O i mjerë, që nuk ke bërë asgjë dhe kur ke qenë në pushtet!

Ti nuk je as i gjerë dhe as i gjatë por je … një hiç, që nuk ke dhe as nuk ke pasur kurrë mundësi të bësh vepra për Kukësin!

Kukësi kërkon burra të gjerë e të gjatë, për t’i bërë këto vepra, por ti as nuk sheh dhe as nuk dëgjon….. shurdh ke qenë e qorr do ngelesh, i vogel në trup e në mendje.

Kukësi ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm, jo që kanë mashtruar kuksianët.

Spitali, stadiumi dhe mbi të gjitha Aeroporti nderkombëtar, janë projekte që realizohen nga burrat e mëdhenjë, jo gjumashët letargjik apo dështakët!

Megjithatë, 30 qershori erdhi dhe do marrësh përgjigjen nga ata që ke mashtruar, sidomos bujqit kuksianë, që i rrënove me “leksionet” apo medikamentet e falsifikuara dhe skaduara!

Gjumi letargjik dhe mashtrimet do marrin fund,  pasi kuksianët e dinë mirë se kush jeni Ju!

Kujtojmë se ministrja Balluku një ditë më parë dha lajmin se është miratuar kontrata për dhënien me koncesion të ndërtimit te aeroportit të Kukësit. (Lexo këtu) Ajo tha se vendimi ishte miratuar në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa shtoi se fillimisht në aeroport do të punësohen 220 persona, nga përllogaritjet numri do të shkojë deri në 12 mijë persona në fazën finale.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 12 mijë vende pune aeroporti i kukesit arif rexhamti safet gjici 12 mijë vende pune aeroporti i kukesit arif rexhamti safet gjici

Sondazh

Poll