Politike

“S’erdha për rrogën e qelbur”, Gjoni kundërshton veten, para 2 muajsh: Po të isha në Kuvend do e digjia mandatin (VD)

21 Mars 2019, 22:27 Nga DOSJA
“S’erdha për rrogën e qelbur”, Gjoni

TIRANË– Deputeti i ‘opozitës së re’ Ralf Gjoni u betua ditën e sotme në Kuvend ku pranoi edhe mandatin e deputetit. Pasi u sulmua me bojë të kuqe, Gjoni deklaroi për mediat se e ka nuk e pranoi mandatin për një “rrogë të qelbur” por për të përfaqësuar votuesit e tij.

Ndër të tjera ai kritikoi opozitën se nuk ishte në rrugën e duhur. Por emisioni “Boom” ka publikuar një video të përmbledhur me deklaratat e Ralf Gjonit nga muaji Janar i këtij viti deri në ditët e sotme.

I ftuar në “360 gradë”, Gjoni shprehej se ishte një qytetarë i lirë dhe nuk kishte përkatësi partiake. “Nëse do të isha deputet, do ta digjia mandatin dhe do ikja nga ai parlament,”- është shprehur Gjoni.

Deklaratat e Gjonit bien në kundërshti me njëra-tjetrën, në një periudhë mjaft të shkurtër kohore. Deputeti Ralf Gjoni ishte kandidat në radhët e LSI-së në listat shumë emrërore të qarkut Tiranë.

Gjoni dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ më datë 12 mars. “Opozita e re” deri në këto momente numëron 16 deputetë.  Partia Demokratike ka në Parlament 6 deputetë, katër që kanë pranuar të marrin mandatin Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërsa nga radhët e LSI-së janë betuar: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklaratat e gjonit djegia e mandateve opozita e re ralf gjoni deklaratat e gjonit djegia e mandateve opozita e re ralf gjoni

Sondazh

Poll