Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu: Do kandidoj për Bashkinë Lezhë

22 Mars 2019, 07:52 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu: Do kandidoj për Bashkinë

Tiranë- Pjerin Ndreu ka deklaruar së fundmi do të jetë kandidat për bashki në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Lezhës. 

Në studion e ABC news në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi ai ka deklaruar se është dakordësuar me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë që të jetë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Besoj se po. Akoma nuk është përfundimtare, por me strukturat e PS në Lezhë jemi dakordësuar dhe ka pëlqime dhe në qendër që të jem unë kandidati për zgjedhjet e 30 Qershorit. Për shumë arsye. PS ka 3 mandate që nuk e drejton Bashkinë e Lezhës. Jo për faji e saj, por për një farë kombinacioni që kemi pasur me LSI. Ne e kemi fituar në 2007-n me PD-në, pastaj ata gjetën strehë te PD dhe ikën atje. Pastaj u kthyen prapë te ne. Ne si PS kemi tre mandate që nuk e drejtojmë, çka ka rezultuar fatale për jetën shoqërore të Lezhës. Kanë destabilizuar komplet rolin menaxherial të Bashkisë, duke e kthyer në një bashki rrëmujë me një menaxhim katastrofë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia lezhë pjerin ndreu zgjedhjet lokale 30 qershor bashkia lezhë pjerin ndreu zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll