Politike

Veliaj e tejkalon Ramën, zbulon çfarë ka vendosur Rusia për Bashkinë e Tiranës

22 Mars 2019, 08:30 Nga DOSJA
Veliaj e tejkalon Ramën, zbulon çfarë ka vendosur Rusia

Tiranë-  Kohët fundit kryeministri Edi Rama mbështet tezën se në vendin tonë ka ndikim rus duke iu referyar edhe situatës së fundit politike.

Në një konferencë të përbashkët me Zoran Zaevin, pak javë më parë  Rama tha se ndikimi rus nuk është një sekret pasi Rusia nuk është një vend tifoz i BE.

Rusia nuk është vend tifoz i BE-së i zgjerimit të BE-së dhe natyrshëm s’mund të ketë tifozëllik për ecurinë evropiane për asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo nuk është sekret, kjo dihet, ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare, kryefjalë e së cilës është të bashkohemi në familjen evropiane. Sa herë që kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i Evropës, i BE-së, i integrimit të plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor, pa diskutim që sheh një oportunitet.

Por pothuajse të njëjtën deklaratë si Rama, ka bërë së fundmi edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke iu referuar aktualitetit politik, Veliaj mbrëmjen e djeshme, në Report Tv, u shpreh se PD-ja nuk e di aktualisht se çfarë do të bëjë, pasi sipas tij vendimi merret në Moskë. Ai ka treguar detaje nga kjo tezë.

Unë s’mund t’u them, meqë Moska vendosi mos të hyjë në zgjedhje PD-ja, ne nuk do t’i bëjmë këto shkollat e reja. Pra puna që është nisur do vazhdojë. Kjo është një përpjekje, një pakt, një besëlidhje mes meje dhe qytetarëve. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj ndikimi rus në vend zgjedhjet lokale 30 qershor edi rama erion veliaj ndikimi rus në vend zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll