Aktualitet

Kryebashkiaku Dako rrit çmimin e biletave të urbanit, qytetarët e revoltuar: Turp! Se përballojmë dot

22 Mars 2019, 09:02 Nga DOSJA
Kryebashkiaku Dako rrit çmimin e biletave të urbanit, qytetarët

DURRËS- Ashtu sikundër Tirana, tashmë edhe qytetarët e Durrësit, të cilët përdorin shërbimin urban, po përballen me rritjen e çmimit të biletave nga 30 në 40 lekë për çdo udhëtim që kryejnë, me të cilin nuk janë pajtuar aspak.

Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit Bashkiak, në mungesë të opozitës, ku votat e PS-së dhe një pjese të këshilltarëve të LSI-së miratuan propozimin e bashkisë.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi sot, 10 ditë pasi u miratua nga Këshilli Bashkiak i Durrësit, njofton Durrëslajm. Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot. Por, propozimi i bashkisë duket se nuk është konsultuar me grupet e interest, të cilët kanë për të mbajtur barrën.

Vendim i gabuar, nuk e përballojmë dot, është shumë e vështirë. Populli është i papunë. Turp të kenë.

Qytetari i Durrësit 

Qytetarët thonë se rritja e çmimit është tërësisht e pa studiuar nga ana e bashkisë, e cila ka parë interesin e dy kompanive dhe jo të qytetarëve të varfër që janë të detyruar të qarkullojnë me urbanët e linjës. Bashkia e Durrësit nga ana tjetër, thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres rritet cmimi i biletave durres rritet cmimi i biletave

Sondazh

Poll