Aktualitet

Zvicër/ Vritet me thikë në fyt 7-vjeçari nga Kosova, e ëma: Më mori lulen nga duart (Foto)

22 Mars 2019, 08:51 Nga DOSJA
Zvicër/ Vritet me thikë në fyt 7-vjeçari nga Kosova, e

ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Basel ditën e djeshme, ku një 7-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë teksa shkonte në shtëpi.  Dyshohet se ai është vrarë nga një 75-vjeçare, e cila e ka prerë në fyt. Ajo  e ka pranuar krimin tek zyra e një avokati.

Nëna e fëmijës, Fatma L, ka rrëfyer se kishte 7 vite që jetojnë në Zvicër, ndërsa i ati i fëmijës është rritur në Basel. Ajo po e priste në shtëpi të birin, që të vinte pas shkolle, por ai kurrë nuk u kthye. Ajo thotë se i morën lulen nga duart. (Lexo ketu)

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësuese, e cila njoftoi menjëherë ambulancën për të shpëtuar të miturin. Pas shumë përpjekjeve të mjekëve, i mituri i quajtur Mërgim L. ndërroi jetë në spital.

Ditën e sotme, shokët e tij të klasës vendosën lule dhe qirinj në vendin ku i mituri shqiptar u vra. Ndërsa më datë 24, shqiptarët e Zvicrës kanë paralajmëruar një marsh protestues për vogëlushin e vrarë. Protesta do të bëhet në vendin kur vogëlushi humbi jetën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basel mergim l vritet i mituri shqiptar zvicer basel mergim l vritet i mituri shqiptar zvicer

Sondazh

Poll