Aktualitet

COVID-19/ Rama jep lajmin e mirë: 7 pacientë të tjerë janë shëruar

29 Mars 2020, 05:13 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama jep lajmin e mirë: 7 pacientë të tjerë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se 7 persona të tjerë që ishin të infektuar me COVID-19 janë shëruar. “Lajm i mirë: 7 të shëruar sot“, shprehet Rama në një postim në Facebook.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 33 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll