EkonomiPolitike

Aeroporti i Kukësit, Qeveria miraton kontratën 35-vjeçare të koncesionit: Ndërtimi përfundon brenda 24 muajve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dha lajmin se është nëshkkruar kontrata për aeroportin e Kukësit. Kohëzgjatja e kontratës koncensionare është 35 vite ndërsa përfundimit të punimeve është 24 muaj.

TIRANË- Miratohet kontrata për dhënien me koncesion të ndërtimit te aeroportit të Kukësit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se vendimi ishte miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Pas lajmit se kontrata është nënshkruar, ministrja Balluku dha edhe detaje lidhur me vlerën e investimit dhe kohën e ndërtimit.

Kohëzgjatja e kontratës koncensionare është 35 vite ndërsa afati i vënies në përdorim është 24 muaj. Vlera e reabilitimit është rreth 8 milion. Fillimisht në aeroport do të punësohen 220 persona, nga përllogaritjet numri do të shkojë deri në 12 mijë persona në fazën finale. Pozita e mirë gjeografike ka tërhequr vëmendjen e linjave të mëdha “loë-cost”. Parashikohet një fluks pasagjerësh për 300 mijë në vit. Synimi është që përmes çmimeve të ulta të shërbejë si pikë referimi në lëvizjes rajonale. 

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë

Aeroporti i Kukësit është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Ndërtimi tij nisi në muajin maj të 2002, me fonde te Emirateve të Bashkuara Arabe. Aeroporti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 avionë. Por nuk u vu asnjëherë në punë.

Shto Koment