Politike

Roli i presidentit në krizën politike, Kryemadhi: Me Metën bëj dashuri (Video)

21 Mars 2019, 21:27 Nga DOSJA
Roli i presidentit në krizën politike, Kryemadhi: Me Metën

TIRANË-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk e diskuton me presidentin Ilir Meta mënyrën se si ajo po e drejton partinë e saj. Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Monika deklaroi se me Metën ka punë vetëm si bashkëshorte.

E pyetur nëse ka folur me Presidentin për krizën politike, Kryemadhi tha se me Metën bën dashuri jo politikë.

Zoti Fevziu unë jam e bindur se sa i takon krizës ju keni shanse të flisni më shumë me Presidentin mund të them. Si kryetare e LSI komunikimi me Presidentin e Republikës është zero. Me metën bëj dashuri, jo politikë, jemi bashkëshortë dhe komunikojmë për problemet me fëmijët tanë. Për politikë nuk flasim. Absolutisht nuk mund të ndërhyjë dhe nuk mund të intimidojë dot asnjë ish-deputet të LSI-së dhe as drejtues të LSI-së, sepse sot LSI ndihet më e shëndetshme dhe më e çliruar se më përpara,”- deklaroi Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve ilir meta kriza politike monika kryemadhi djegia e mandateve ilir meta kriza politike monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 16:39

Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot....