Aktualitet

40 orë mbyllur, qytetarët panikohen për ushqime! Dalin bëjnë pazare në tregun e Kominatit, asnjë masë për koronavirusin

28 Mars 2020, 08:53 Nga DOSJA
40 orë mbyllur, qytetarët panikohen për ushqime! Dalin

TIRANË– 40 orë do të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, shqiptarët në dy ditët e ardhshme. Mesa duket kjo gjë i ka panikuar duke i nxjerrë nga shtëpia për të blerë të gjithë pazaret që do t’u nevojiten për ditët në vijim.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, pazari në Kombinat sërish është tejmbushur. Qytetarët janë dyndur për të bërë pazaret duke mos respektuar asnjë prej rregullave të sigurisë të vendosura nga autoritetet përkatëse. Në pazar nuk mungojnë as të moshuarit, të cilët konsiderohen si grupmoshat më të rrëzikuara nga pandemia globale.

Fluksi ka ndodhur pasi ditën e sotme, qytetarët janë të lirë që të dalin nga shtëpia deri në orën 13:00, ndërsa do të mund të dalin sërish të hënën në orën 05.00. Por lejohet të dalë për pazare vetëm një anëtar për shtëpi. Vendimi është marrë si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend që deri më tani ka infektuar 186 persona. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll