Aktualitet

40 orë të mbyllur brenda/ Nis shtetrrethimi, javën tjetër vetëm një njeri del nga shtëpia, si të veproni për të marrë

28 Mars 2020, 08:46 Nga DOSJA
40 orë të mbyllur brenda/ Nis shtetrrethimi, javën tjetër

SHQIPËRI– Edhe kjo fundjavë  i ka mbyllur shqiptarët  në shtëpi.Qytetarët kanë dalë nga shtëpia deri në orën 13:00 për të bërë pazaret ndërsa do të mund të dalin sërish të hënën në orën 05.00. Nesër, ditën e dielë, asnjë nuk do të lejohet që të dalë nga shtëpia si pjesë e masave të marra përparandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Edhe sot ka patur radhë të gjatë dhe nuk është ruajtur distanca duke sjellë sërish probleme me parandalimin e koronavirusit. Që nga e hëna, kryeministri Rama njoftoi se askush nuk do të dalë kur të dojë nga shtëpia brenda orarit të lejuar. Sipas tij, vetëm një person nga një shtëpi do të lejohet që të dalë, gjithmonë duke marrë leje me telefon ose me e-mail. Për këtë, shefi i qeverisë publikoi edhe një video udhëzuese.

Megjithatë ka ende të pabindur. Sot janë janë gjobitur 71 qytetarë, 34 shofera dhe 24 biznese, të cilët shkelën udhërin e ndalimit të qarkullimit nga kryeministri Edi Rama. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll