Aktualitet

Mjeku i shquar rikthehet tek ‘Infektivi’ për të luftuar koronavirusin/ Pas 48 viteve punë, sërish në detyrë për të n

28 Mars 2020, 08:30 Nga DOSJA
Mjeku i shquar rikthehet tek ‘Infektivi’ për të luftuar

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e një mjeku që u ka shkuar për ndihmë kolegëve të tij edhe pse ka dalë në pension.

Bëhet fjalë për mjekun Dhimitër Kraja, i cili pas 48 vitesh punë është rikthyer në punë për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij për të përballuar situatën e koronavirusit. 

Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira,”-shkruan Manastirliu. 

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter kraja koronavirusi ne shqiperi dhimiter kraja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll