Aktualitet

Kërkohën për zhkukjen e 725 milionë dollarëve, zbulohen bizneset e tjera të dy vëllezërit indianë

21 Mars 2019, 16:44 Nga DOSJA
Kërkohën për zhkukjen e 725 milionë dollarëve, zbulohen

TIRANË- Të tjera detaje janë zbuluar skandalin e dy vëllezërve indianë, të cilët janë në kërkim në të gjithë botën për pastrim parash dhe janë të dënuar nga gjykata e Neë Dehlit në Indi. Sot është mësuar se ata janë pjesë e botës së biznesit pasi kanë krijuar dy kompani ndërtimi.

Dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të cilët arritën të krijonin kompanitë e ndërtimit “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment” figurojnë ortakë edhe në një nga hotelet më të mëdha e luksoze në jug, “DRYMADES DREAM” në Dhërmi me administrator biznesmenin, Julian MORINA.

Sipas faksimileve nga QKR-ja, shihet se Julian Morina i ka shitur 50% të aksioneve kompanisë “LAXMI REALE ESTATE & INVESTMENT” , pra kompanisë që zotërohet nga dy vëllezërve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.

KUSH JANË VËLLEZËRIT INDIANË

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e andra bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “laxmi real estate&investment” “tulja real estate” bizneset e indianeve indianet mashtrues vellezerit indiane “laxmi real estate&investment” “tulja real estate” bizneset e indianeve indianet mashtrues vellezerit indiane

Sondazh

Poll