Aktualitet

Fushë Bulqizë/ Protestat kundër HEC, banorët bllokojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

21 Mars 2019, 15:44 Nga DOSJA
Fushë Bulqizë/ Protestat kundër HEC, banorët bllokojnë

FUSHË-BULQIZË- Banorët e Fushë-Bulqizës kanë bllokuar ditën e sotme mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku në rend dite ishte një vendim për ta shfrytëzuar sipërfaqen pyjore të zonës së tyre për projektin e dy hidrocentraleve.

Mbledhja që u bllokua, dështon kështu për herë të dytë, sepse banorët nuk e lejojnë vijimin e projektit duke kërkuar nga këshilltarët që të mos miratojnë dhënien e fondit pyjor dhe kullotave për këtë qëllim.

Mbledhja ku duhet te miratohej heqja nga fondi pyjor dhe trajtimi si truall për ndërtimin e dy hidrocentraleve të sipërfaqes pyjore pranë Fushë Bulqizës nuk kishte as kuorumin e duhur pasi disa këshilltarë mungonin./Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushe bulqize keshilli bashkiak proteste kunder hec fushe bulqize keshilli bashkiak proteste kunder hec

Sondazh

Poll