Aktualitet

Kryemadhi tek Drejtoria e Policisë: Lironi djemtë tanë! Lleshaj do të bëhet kryeministër

21 Mars 2019, 13:39 Nga DOSJA
Kryemadhi tek Drejtoria e Policisë: Lironi djemtë tanë! Lleshaj

TIRANE– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur sot nga Drejtoria e Policisë Tiranë. Kryemadhi bëri thirrje që të lirohen protestuesit e ndaluar nga policia. Kryetarja  LSI tha se është e turpshme ajo që po ndodh dhe se opozita nuk do të largohet pa u liruar protestuesit e ndaluar. Kryemadhi thumboi edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe tha se reagimet e tij, i shkruan drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga. Ajo tha se Lleshaj do të bëhet kryeministër.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Jemi këtu për të treguar që cdo ditë dhe më shumë frika dhe paniku në të cilën e ka përfshirë Edi Rama dhe grupin e tij e bën të bëjë gabim njëri pas tjetrit. Ka shoqëruar 14 djem,, nuk kanë bërë asgjë, sot ka qenë protestë paqësore, ka pasur dashuri dhe respekt ndaj policisë. Paniku dhe frika e makthet e Ramës detyron segmentet e policisë, për të arrestuar fëmijët e shqiptarëve. Të dalin djemtë sa më shpejt. Jemi ktu dhe nuk do ndalojmë asnjë sekond, deri sa të dalin, sepse nuk kanë bërë asgjë. I bëj thirrje policisë të arrestojnë Gjiknurin.. cdo njeri që grabit shqiptarët, jo fëmijët e shqiptarëve. Janë shoqëruar për verifikim, por ne po i presim sa më shpejt të dalin. Ajo që më bën përshtypje, është frika dhe paniku, kjo është edhe shenjë që qeveria ka rënë. Lleshi është bërë qesharak dhe për këtë më vjen keq, më sa di ai po bëhet gati për tu bërë kryeministër që kur ka filluar të japë leksione të hapur në Universitet

Ditën e sotme opozita e bashkuar është mbledhur sërish para parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë Rama.(Lexo këtu) Në protestë ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Teksa, në seancën e radhës, në parlament janë betuar tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, një protestues i ka hedhur bojë të kuqe deputetit Ralf Gjoni para se ky të mbërrinte në Kuvend.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet monika kryemadhi protesta e opozites 21 mars monika kryemadhi protesta e opozites 21 mars

Sondazh

Poll