Aktualitet

Nga Kuvendi tek Drejtoria e Policisë/ Opozita nxjerr 5 orë ‘xhiro’ njerëzit, shoqërohen 6 persona (FOTO+VIDEO)

21 Mars 2019, 06:35 Nga DOSJA
Nga Kuvendi tek Drejtoria e Policisë/ Opozita nxjerr 5 orë

TIRANË- Është zhvilluar për në shumë se 5 orë protesta e opozitës. Fillimisht ajo nisi tek Kuvendi, ku edhe do të bëhej betimi i tre deputetëve të rinj: Nimet Musai, Enada Koçiraj dhe Ralf Gjoni, i cili u qëllua me bojë të kuqe sapo doli nga banesa e tij. Tensione të shumta ka pasur mes policisë dhe protestuesve të cilët kanë tentuar sërish që të futen në Kuvend. Si pasojë, dy efektivë u lënduan nga shashkat ndërsa 6 protestues u shoqëruan. Kjo bëri që opozita të vendosej para Drejtorisë së Policisë. Kryemadhi dha ultimatum për lirimin e tyre. Reagime ka patur nga ministri Lleshajt, i cili tha se protesta ndihmon të gjithë ata që merren me krimin e organizuar. Edhe pse jo i pranishëm në protestë, Basha ka mbështetur qytetarët nga Brukseli. Në vend të tij, në protestë ndodhej bashkëshortja, Aurela. Ndërsa mbyllja e protestës u bë në selinë blu, ku Bashën e zëvëndësoi ish-deputeti Edi Paloka. Opozita ka protestuar sot në vazhdim të valës së sezonit të protestave popullore. Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato vendore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr dhe ka ofruar vetëm dialog.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-para-parlamentit-tensione-mes-protestuesve-dhe-policeve/”]

Zhvillimet orë pas ore në protestën e opozitës

Ora 15:28 – Paloka mbyll protestën: Jep mesazhin e Bashës nga Brukseli

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka mbyllur protestën e opozitës sot në vend të kryedemokratit, Lulzim Basha. Paloka u shpreh se edhe pse në mungëse kreu demokrat u dërgon një përshëndetje protestuesve ndërsa vazhdon takimet në Bruksel si pjesë e fitore së ardhshme.

Ora 14:39 – Kryemadhi tek Drejtoria e Policisë: Lironi djemtë tanë!

Kryemadhi bëri thirrje që të lirohen protestuesit e ndaluar nga policia. Kryetarja LSI tha se është e turpshme ajo që po ndodh dhe se opozita nuk do të largohet pa u liruar protestuesit e ndaluar. Kryemadhi thumboi edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe tha se reagimet e tij, i shkruan drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga. Ajo tha se Lleshaj do të bëhet kryeministër.

Ora 14:20 – Protesta, Lleshaj: Të verbrit që godasin deputetë, ndihmojnë krimin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës. Në një reagim në rrjetet sociale, Lleshaj thotë se dhuna në protestën e opozitës ndihmon të gjithë ato që merren me krimin e organizuar. Lleshaj iu bën thirrje protestuesve që të mbështesin policinë e Shtetit.

Ora 14:10 – Protestuesit tek Drejtoria e Policisë, Basha: Qytetarët kundër ‘Maduros’ së Ballkanit

Basha thekson se qytetarët janë ngritur në protestë kundër Maduros së Ballkanit, siç e quan ai ndryshe Ramën.

Ora 13:43- Shoqërohen 6 protestues në polici, zhvendoset protesta, turma niset drejt Drejtorisë së Policisë

Protestuesit janë zhvendosur nga Parlamenti për te Drejtoria e Policisë së Tiranës pas arrestimit të 6 protestuesve.

Ora 12:58 – Ish-deputeti demokrat s’do t’ja dijë për protestën, me cigare të pandezur Florion Mima ‘xhiro’ nëpër Tiranë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, është parë në afërsi të shkollës së kuqe, brenda në makinën e tij. Nuk dihet, nëse Mima ka shkuar në protestë apo ka kaluar rastësisht aty.

Ora 12:48 – ‘Zbulimi’ i PD: Policia përgjon selinë blu, shpërndan lajme të rreme për mediat

Protesta e opozitës është filmuar me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës. Sipas PD-së, Policia e Shtetit po përgjon selinë blu dhe po shpërndan lajmë të rreme për mediat.

Ora 12:48- Aurela Basha dhe Monika Kryemadhi, protesta e drejtuar nga 2 gra 

Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të PD, Lulzim Basha, ndërsa mbrohet nga gazi lotsjellës me një shami, është duke folur me Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Presidentit Ilir Meta.

Ora 12:45 – Bardhi: S’kam marrë asnjë mesazh nga policia, nuk na tremb dot Sandër kimiku

Gazmend Bardhi ka komentuar thirrjen e policisë, që nga protesta të largohen personat me maska. Ai është shprehur se nuk ka marrë asnjë mesazh nga Policia dhe se protestuesit nuk i tremb dot Sandër kimiku.

Ora 12: 31 – Protestuesit ulen këmbëkryq para Kuvendit

Pas përplasjeve dhe tensionimit të situatës para parlamentit, protestuesit e opozitës së bashkuar kanë vendosur të ulen para parlamentit, në shenjë proteste ndaj sjelljes së policisë.

Ora 12:22 –  Lëndohen dy efektivë policie nga shashkat

Nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë lënduar 2 efektivë policie. Mësohet se dy policët janë lënduar nga shashkat e hedhura nga protestuesit.

Ora 12:13 – Protesta e opozitës, ja si duket pjesëmarrja me dron

Nuk kanë munguar pamjet me dron nga protesta e opozitës. Nga pamjet nga protesta para parlamentit, ku shihet sesi qytetarë, protestuesë, mbështetës të partive politike janë mbledhur paralelisht me seancën që po zhvillohet në Kuvend.

Ora 12:11 – Protesta e opozitës, lëndohen dy efektivë policie nga shashkat

Nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë lënduar 2 efektivë policie.  Mësohet se dy policët janë lënduar nga shashkat e hedhura nga protestuesit.

Ora 12:10 – Kryemadhi: S’është problem për të hyrë në Kuvend, duam të nxjerrim ata që janë brenda

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së është shprehur para protestuesve se nuk do ndalen derisa të rrëzojnë qeverinë Rama. Ajo ka theksuar se nuk është problem për të hyrë në Kuvend po synimi është që të nxirren jashtë deputetët që janë brenda.

Ora 12:02 – Nga selia e PD protestuesit hedhin gurë drejt parlamentit 

Në tarracën e Partisë Demokratike, disa të rinj kanë hipur dhe qëllojnë me gurë dhe kapsolla drejt parlamentit.

 Ora 11:56 – Qytetarët i vënë flakën gomave para Kuvendit, ndërhyjnë autobotet

Protestuesit e opozitës para Kuvendit i kanë vënë flakën disa gomave. Zjarri është shuar nga Garda me ndihmën e autoboteve të ujit.

Ora 11:52 – Kreu i FRPD-së bën gjestin fisnik, i vendos maskën kundragaz policit 

Kreu i FRPD së degës së Durrësit, Ndrec Pjetri ka bërë një gjest fisnik gjatë protestës së opozitës para Kuvendit. Pjetri ka ndihmuar një prej policëve që të vendosë maskën e kundragazit.

Ora 11:36 – Nora Malaj i jep ‘kurajo’ qytetarëve: Lulzim Basha është me ne

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka mbajtur një fjalë para protestuesve të opozitës. Malaj i ka dhënë “kurajo” protestueve duke iu thënë se kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte shpirtërisht me ta.

Ora 11:28 Myslim Murrizi: Sot jam me protestuesit, po protestoj si ata

Deputeti Myslym Murrizi, i cili u përjashtua nga Partia Demokratike në fjalën e tij të sotme në Kuvend u shpreh se po proteston si qytetarët jashtë Kuvendit. Ai u shpreh se sot është me ta, me problemet  e tyre dhe po proteston bashkë me ta.

Ora 11:15 – New York Times’ raporton live: Protestuesit kërkojnë zgjedhje të lira

Opozita e bashkuar po proteston para parlamentit. “New Jork Times” shkruan sot se protestuesit në Shqipëri kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe zgjedhje të reja, të lira.

Ora 10:44 – Policia thirrje Bardhit: Ka njerëz me maska, merri masa t’i largoni

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje Gazmend Bardhit, si organizator i protestës, që mes protestuesve ka njerëz që mbajnë maska që duhet të largohen.

Ora 10:26 – ‘Poshtë nëna jote’, protestuesja e kthen në personale me Erion Braçen 

Zv.kryeministri Erion Braçe ka mbërritur në Kuvend me eskortën e tij. Jashtë Kuvendit, protestuesit nuk i kanë kursyer ofendimet për zv.kreun e qeverisë. “Eri Braçeeee. Poshtë Edi Rama. Poshtë Erion Veliaj. Poshtë gjithë qeveria. Poshtë nëna jote. Poshtë, poshtë.”

Ora 10:14 – Përplasje mes policisë dhe banorëve te ministria e Brendshme, Protoduari: Mos na provokoni 

Gjatë protestës së opozitës ka pasur përplasje para ministrisës së Brendshme. Banorët e “Unazës së Re” janë përplasur me efektivët dhe tentuan të çajnë gardhin e policisë. I pranishëm në protestë është edhe Dorian Protodurari i cili është përplasur me policinë. Ai akuzon policinë se nuk po i lë të protestojnë.

Ora 09:50- Përplasje mes policisë dhe banorëve te ministria e Brendshme, Protoduari: Mos na provokon

Protesta e sotme e opozitës ka nisur  me përplasje ditën e sotme para ministrisës së Brendshme. Banorët e “Unazës së Re” janë përplasur me efektivët dhe po tentojnë të çajnë gardhin e policisë.

Ora 09:46 – PD do të mbledh vetëm Tiranën, tkurren pjesëmarrësit nga rrethet

Protesta e opozitës para Kuvendit ditën e sotme pritet që të jetë më e tkurrur në numra ndyshe nga herët e tjera. Mësohet se në protestën e sotme PD do të mbledh vetëm anëtarët e Tiranës dhe të qytetve përreth duke minimizuar numrin e personave që vijnë nga rrethet.

Ora 09:37 – Incident në protestë, Protestuesi i hedh bojë të kuqe Ralf Gjonit

Deputeti Ralf Gjoni, i cili pritet të betohet sot në Parlament është qëlluar me bojë nga një protestues. Mësohet se një djalë i ri i ka hedhur bojë të kuqe në fytyrë, Ralf Gjonit, teksa ky i fundit po dilte nga banesa e tij.

(K.M. J.V.F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta e opozitës 21 mars 2019 ralf gjoni seanca plenare 21 mars 2019 lulzim basha protesta e opozitës 21 mars 2019 ralf gjoni seanca plenare 21 mars 2019

Sondazh

Poll