Aktualitet

Vrasja në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë, dëshmitari: Autori zbriti qetësisht nga makina

21 Mars 2019, 13:16 Nga DOSJA
Vrasja në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë,

SHKODER- Detaje të reja dalin për vrasjen e djeshme në fshatin Grudë në Shkodër, ku mbeti i vrarë me 20 plumba Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si Nardi i Bujtinave.   

Dosja.al mëson se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarje.

Po ashtu, mësohet se po punohet për krijimin e identikitit të autorit, pasi ka qenë me skafandër në kokë.

Deri më tani, 3 persona janë shoqëruar në polici, përfshirë edhe pasagjerin që ndodhej me viktimën në makinë në momentin e vrasjes.

Burimet sqarojnë se në polici, dëshmitari  Xhovan Mirashi është shprehur se ishte pasagjer dhe ndodhej në makinë për të provuar mjetin.

“Isha në makinë me Nardin për të provuar mjetin. Autori zbriti qetësisht nga makina dhe u afrua dhe qëlloi.”-është shprehur ai.

Dëshmitari ka thënë më tej se autori ka qëlluar disa herë: “Ai qëlloi me breshëri dhe më pas u largua”, është shprehur ai.

Ditën e djeshme, në fshatin Grudë në Shkodër mbeti i vrarë Ferdinand Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave.

Biznesmeni i njohur në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me Mirashin.

Pak metra larg vendngjarjes, u gjet një motor i djegur që dyshohet se iu përkiste autorëve. Viktima, pa skedim kriminal, dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për pistat e mundshme të vrasjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand polia vrasja ne shkoder xhovan mirashi ferdinand polia vrasja ne shkoder xhovan mirashi

Sondazh

Poll