Politike

Xhaçka tregon shifrat: Kemi ndihmuar 6 mijë familje në nevojë, fokusi tek pensionistët

25 Mars 2020, 17:02 Nga DOSJA
Xhaçka tregon shifrat: Kemi ndihmuar 6 mijë familje në

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, në fjalën e saj gjatë mbledhjes online të Ramës me minsitrat deklaroi se ushtria ka ndihmuar mbi 6000 familje e individë në nevojë. Më tej në raportimin që bëri para Kryeministrit, Xhaçka shtoi se kujdes i vecantë është treguar edhe për pensionistët.

Ne kemi dërguar produkte ushqimore dhe joushqimore tek ata persona që realisht kanë nevojë. Pensionistët nuk mund të dalin nga shtëpitë, pasi kanë rrezik më shumë, prandaj ne kemi ngritur skemë që të dhurojmë për pikërisht pensionistë. Skema do të funksionojë në mënyrë piramidale. Listat do të merren nga bashkitë ose njësitë administrative. Ne përpiqemi që të dërgojmë ndihma tek familjet në nevojë. Ne kemi ndimuar mbi 6000 familje dhe individë me ushqime dhe me mjete të tjera.”, tha Xhacka.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësor u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 olta xhacka rama mbledh online ministrat masat kunder covid 19 olta xhacka rama mbledh online ministrat

Sondazh

Poll