“As dorëheqje as dorëzim s’ka!” Kryeministri Kurti: Deklarova që ka pas tentim puçi në Kosovë
25 Mars 2020, 14:58Nga DOSJA
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës e mori sërish fjalën teksa pritet të merret vendimi për shkarkimin e tij.
Në fjalën e tij Kurti tha se Mbledhja e Këshillit të Sigurisë mbajtur më 17 mars nuk është regjistruar për faktin se Kosova vazhdon të jetë një shtet i kapur.
Ndër të tjera kryeministri Kurti tha se atë ditë në mbledhje ka deklaruar se ka pasur një tentativë puçi në Kosovë.
“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, më thonë që hardisku nuk ka regjistru transpkriptin fare. Pse po ndodh kjo? Sepse Kosova vazhdon me qenë shtet i kapur, ka ndryshu vetëm qeveria, jo prokuroria, jo gjyqësori, jo arsimi, jo shëndetësia. Vec kjo qeveri ka ndryshu dhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni. Fakti që hardisku nuk ka regjistruar është se unë deklarova që ka pas tentim puci në Kosovë më 17 mars. Tjetra, u tha që po dorëzohemi, unë s’po jap dorëheqjen, ky është rrëzim. As dorëheqje as dorëzim s’ka. Është vendim i juaj.U bë mirë qe e mora vesh të vertetën, tarifa kërkohet të hiqet pa reprocitet për të bërë marrëveshje jo për të fillu negociatat. Edhe pse jemi qeveri, shteti vazhdon me qenë i kapur, shteti nuk është demokratik.“- ka thënë Kurti.
Konfliti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka treguar detaje se çfarë ka diskutuar me Ramën, ministr...
Politike25 Mars 2020, 14:38
KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit par...
TIRANË– Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas dy orësh diskutime lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në vend. Për herë të...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kritikuar sërish qeverinë Rama, e cila sipas saj nuk po ndjek rregullat e OBSH-së për të parandaluar ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm për të inspektuar nëse qytetarët po zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria. Pasi ka shkuar në z...
Politike25 Mars 2020, 12:11
Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisu...
Politike25 Mars 2020, 11:56
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta. Në fotot e nxj...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend, gjatë seancës së jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit të qeverisë, tha se me...
TIRANË– Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama shpalli në vend gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila është ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë nga karantina, për të inspektuar vetë në rrugë sesa qytetarët i kanë zbatuar urdhërat e tij. I shoqëruar nga kryepoli...