Politike

“Asnjë pensionist në rrugë, apo ecje dyshe”, Rama izolon të moshuarit, urdhër policisë: Kthejini mbrapsht, mos ta për

25 Mars 2020, 16:29 Nga DOSJA
“Asnjë pensionist në rrugë, apo ecje dyshe”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që asnjë i moshuar apo pensionist të mos dalë në rrugë. Në një video-live, teksa po zhvillon një mbledhje me ministrat, Rama tha se nuk duhet të dalë asnjë i moshuar, dhe se policia duhet t’i kthejë mbrapsht. Rama gjithashtu u shpreh se nuk lejohen më as ecjet dyshe në rrugë, edhe nëse janë burrë e grua.


“Gjëja që duhet bërë është që asnjë pensionist të mos dalë në rrugë. Policia do ndalojë çdo pensionist dhe do t’i thotë, ‘xhaxhi ik në shtëpi’, s’ka më jo po shkoj këtu, e jo po shkoj atje. Asnjë pensionist në rrugë. T’i thonë, nuk kalon dhe kthehu mbrapsht, ik në shtëpi. Apo ecjen në këmbë, dyshe. Jo, jemi burrë e grua. Të gjithë një nga një. Të ecin të mbarojnë punë dhe të shkojnë në shtëpi,”– u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësore u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama mbledh online ministrat edi rama masat kunder covid 19 rama mbledh online ministrat

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 14:38

KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit par...