Politike

Ministrat raportojnë online, Rama izolon pensionistët: S’ka falje për dritat dhe taksat, pajisjet mjekësore i blemë vetë

25 Mars 2020, 16:09 Nga DOSJA
Ministrat raportojnë online, Rama izolon pensionistët: S’ka

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online me ministrat të cilët janë përfshirë më shumë në luftën kundër COVID-19. Në takimin online ka marrë mjesë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Financave, Anila Denaj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, që tashmë ka përsipër dhe menaxhimin e situatës së financave gjatë kohës së luftës me COVID-19.

Rama ka kërkuar një pasqyrë të masave që kanë marrë ministrat këto ditë në ndihmë të qytetarëve dhe secili ka bërë një përmbledhje të punës që kanë bërë në terren. Kreu i qeverisë gjatë mbledhjes ka bërë edhe një herë të qartë se nuk do ketë asnjë tolerim për faljen e faturave të ujit dhe dritave, pasi ka bërë një lëshim vetëm për kamatvonesat.

Më tej gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave që të vijojnë punën dhe ata kanë raportuar për çdo gjë kanë bërë këto javë. Rama sqaroi sot dhe sasinë e pajisjeve mjekësore nga Turqia, ku u shpreh se nuk ishin dhuratë por janë blerë në një kohë krize. Ministrja Manastirlui njoftoi se doketë një komunikim me homologun e saj dhe u është përgjigjur kritikëve për numrin e testeve të kryera. Sipas ministres çdo gjë është bërë sipas udhëzimeve të OBSH.

Kjo mbledhje u zhvillua në një kohë kur harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama mbledh online ministrat edi rama masat kunder covid 19 rama mbledh online ministrat

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 14:38

KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit par...

Politike 25 Mars 2020, 12:11

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisu...

Politike 25 Mars 2020, 11:56

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta.  Në fotot e nxj...