Politike

‘Qeveria të adoptojë metodën e bërjes së testit masiV’, PDIU: Zgjat 15 minuta dhe kushton më pak

25 Mars 2020, 15:41 Nga DOSJA
‘Qeveria të adoptojë metodën e bërjes së testit

TIRANË- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka kërkuar sot nga qeveria që të shtojë numrin e testeve për të zbuluar të prekurit nga COVID-19. Një një reagim për mediat, PDIU kërkon nga qeveria që adaptojë menjëherë metodën e testimit masiv që zgjat vetëm 15 minuta. Sipas kësaj partie testimi masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim dhe shton se në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro.

“I kërkojmë qeverisë të adoptojë menjëherë metodën e TESTIMIT masiv që zgjat vetëm 15 minuta, jetike për njerëzit, personelin mjeksor dhe të mbahet gjallë EKONOMIA. TESTIMI masiv i popullsisë është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim. Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën. Shpresojmë shumë të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e Kombit. Veçanërisht për ata qytetarë që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit.

Gjithashtu, shpresojmë që thirrja jonë për TESTIMIN masiv të popullsisë, të jetë vlerësuar dhe të ketë marrë disi udhë. E theksojmë: TESTIMI masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim. Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro. Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve.

Është ekstremisht e rëndësishme, jetike të mbahet gjallë EKONOMIA. Vetëm 15 minuta dhe kuptohet je apo jo i infektuar. I kërkojmë qeverisë ta adoptojë menjëherë këtë metodë dhe të blejë kitet e nevojshme për testimin e njerëzve. Kjo është rruga e sigurtë për sigurinë publike dhe rigjallërimin e jetës në vend. Sa më parë!”, shkruan PDIU pas mbledhjes së Këshillit të Sugurisë Kombëtare ku u diskutua për situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deklarata e pdiu masat kunder covid 19 testi masiv per covid19 deklarata e pdiu masat kunder covid 19 testi masiv per covid19

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 14:38

KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit par...

Politike 25 Mars 2020, 12:11

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisu...

Politike 25 Mars 2020, 11:56

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta.  Në fotot e nxj...