Politike

“Mos i hapni derën pronarit kur t’ju vijë për qiranë”, Rama këshillon shqiptarët në kohën e Covid-19

25 Mars 2020, 16:14 Nga DOSJA
“Mos i hapni derën pronarit kur t’ju vijë për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka thënë të gjithë shqiptarëve që të mos i hapin derën pronarit të shtëpisë kur t’u shkojë për t’u marrë qiranë në këtë kohë ‘lufte’ që Shqipëria po përballet me Covid-19.

Në mbledhjen e ministrave që po zhvillohet aktualisht on-line, kryeministri tha se kjo nuk është koha për të kërkuar qiratë.

“Zgjidhni punën e qirave. Ka shumë ankesa këtu për këtë çështje. E vetmja këshillë që u kam dhënë këtyre që u vjen pronari të dera, është që të mos t’ua hapin. Se qiraja është aty. Për më tepër që tani në kohën e COVID-19 dera rri e mbyllur. Për shtëpitë që kemi premtuar, asnjë tolerancë te cilësia, cilësia, cilësia. Shtëpitë do tua bëjmë siç i kishim dhe ashtu siç ua kishim premtuar,”- tha Rama, dhe më pas vijoi të bisedonte me Arben Ahmetaj që është në krye të menaxhimit të kësaj situate.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësor u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 rama mbledh online ministrat viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 rama mbledh online ministrat viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 14:38

KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit par...

Politike 25 Mars 2020, 12:11

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisu...

Politike 25 Mars 2020, 11:56

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta.  Në fotot e nxj...