Politike

Meta reagon pas mbledhjes së Këshilit të Sigurisë, falenderon publikisht Ruçin, Ramën e Bashën

25 Mars 2020, 16:46 Nga DOSJA
Meta reagon pas mbledhjes së Këshilit të Sigurisë,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku shprehet se i gjithë diskutimi është e situatës së COVID-19. Në një reagim në Facebook, Meta shpreh falenderimet për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për Kryeministrin Edi Rama dhe për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Më tej ai shton se në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.

Nëpërmjet një video-konference zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga Qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të saj. Një nga temat kryesore të diskutimeve ishin edhe masat e mundshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë vendit.

Mbledhja, që u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë pandemi globale në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë. Për këtë arsye dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan. Në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë. Çdo vendim, qëndrim dhe sjellje e secilit prej nesh duhet të udhëhiqet vetëm nga interesi më i mirë kombëtar, publik dhe qytetar. ??”, shkruan Meta.

Mbledhja e KS është zhvilluar sot në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Krujë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare mbledhja e keshillit te sigurise ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare mbledhja e keshillit te sigurise

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 14:38

KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit par...