Politike

25 Mars 2020, 14:38 Nga DOSJA

KOSOVË– Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca që të publikohet marrëveshja e fshehtë e Kosovës me Serbinë.

Ndër të tjera ai ka thënë se do të jetë i pari ai që do të votojë kundër, nëse vërtet ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje.

Më tej ai ka kërkuar nga Kurti dhe Konjufca që ta sjellin atë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës para të  gjithë deputetëve.

“Një element që po më duket shumë shqetësues, ju po i referoheni një marrqëveshjeje për të cilën unë as ma të voglën ide s’e kam për marrëveshjen që po flisni, na bindni që është e rrezikshme, silleni në Kuvend. Publikoni ato fakte, je kryeministër, je ministër i Jashtëm keni përgjegjësi, jo vetëm fjalë, publikoni cilat janë ato fakte, unë i pari kam me e votu kundër.”- u shpreh Gashi.

Konfliti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti arben gashi albin kurti arben gashi

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 12:11

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisu...

Politike 25 Mars 2020, 11:56

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta.  Në fotot e nxj...