Politike

Rama, Basha e Meta 3 orë para njëri-tjetrit në laptop, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

25 Mars 2020, 14:04 Nga DOSJA
Rama, Basha e Meta 3 orë para njëri-tjetrit në laptop,

TIRANË– Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas dy orësh diskutime lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në vend. 

Për herë të parë, Rama, Basha dhe Meta kanë diskutuar me njëri-tjetrin për rreth 2 orë me anë të teknologjisë, pasi takimi fizik u anuluar për të parandaluar përhapjen e ndonjë infektimi të mundshëm me koronavirus. Mbledhja ishte paracaktuar që të fillonte në orën 12:00, megjithatë kryeministri Rama shpërndau foto rreth një orë më pas

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë është vendosur apo është diskutuar gjatë bisedës virtuale. 

Mbledhja e KS vjen në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Krujë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha mbledhja e keshillit te sigurise edi rama ilir meta lulzim basha mbledhja e keshillit te sigurise

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2020, 12:11

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama, me vendimin për mbylljen e kufijve (pas përhapjes së COVID-19) ka braktisu...

Politike 25 Mars 2020, 11:56

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta.  Në fotot e nxj...