Politike

25 Mars 2020, 11:56 Nga DOSJA

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që është mbledhur sot me kërkesë të presidentit Ilir Meta.  Në fotot e nxjerra nga Rama shihen bashkë por virtualisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta, ministri Sandër Lleshaj e kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi.

Të sikletosur shihet secili, kush me kokën ulur e kush ndreq pamjet si kryeparlamentari. Ndërkohë që kryeministri shihet i fokusuar në dosjen e tij.

 

Mbledhja e KS vjen në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Krujë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha mbledhja e keshillit te sigurise edi rama ilir meta lulzim basha mbledhja e keshillit te sigurise

Sondazh

Poll