Aktualitet

“A do testohen gazetarët që takuan Bratajn”? Rakacolli: Çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet

25 Mars 2020, 13:26 Nga DOSJA
“A do testohen gazetarët që takuan Bratajn”? Rakacolli:

Tiranë-Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se do ket gazetarë që do cilësohen kontakt i ngushtë me drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, që është i infektuar me COVID-19, do iu bëhet testi. Rakacolli u shpreh se çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet.

Biseda:

Gazetarja: A do të bëhet analiza e gazetarëve të terrenit dhe Skënder Bratajt?
Rakacolli: Është duke u zhvilluar një hetim epidiomologjik i hollësishëm. Nëse cilësohen edhe gazetarët kontakt i ngushtë do të testohen. Çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet.

Gazetarja: A rrezikojnë mjekët që janë në vijën e parë?
Rakacolli: Presupozohet se mjekët përdorin mjete mbrojtëse, por nëse padashje dëmtohet mjeti mbrojtës dhe do të bëjë test, patjetër. Nëse mjeku shfaq shenjat e testimit, po. Por testimi masiv pa kontakt dhe simptoma, nuk ka kuptim të bëhet. Pa shenja dhe dyshim, shkenca epidimiologjike se sugjeron në një gjë të tillë.

Ditën e sotme Rakacolli përditësoi edhe shifrat e të prekurve nga pandemia covid-19 në vendin tonë. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.g/j.v/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli viktimat e covid ne shqiperi mira rakacolli viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll