Përdorimi i medikamenteve të sugjeruara nga Trump, zv.ministrja e Shëndetësisë: Njërin ilaç e kemi edhe ne! (Sqaron proto
25 Mars 2020, 13:06Nga DOSJA
TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka pohuar se në Shqipëri ndodhet stok një nga ilaçet që kuron malarien, (Hidoksiklorikina) i cili besohet se po jep efekte pozitive edhe në kurimin e COVID-19. Gjatë komunikimit të përditshëm me gazetarët, ajo tha: Infektivi në protokollin që ka bërë e ka të përdorur një medikament antimalares. Patjetër që stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri edhe tani.
Por Rakacolli, nuk përmendi si pjesë të protokollit klinik, azitromicinën e cila sipas presidentit të SHBA, por edhe studimeve të fundit në Itali dhe Francë, në bashkëpunim me Hidoksiklorikinën arrin të kurojë me sukses COVID-19.
Këto dy substanca, janë përmendur gjatë përgjatë ditëve të fundit, ndërkohë që në New York, që është epiqendra e COVID-19, FDA ka lejuar testimin e dy medikamenteve. Gjithashtu edhe në Maqedoni ka nisur kurimi i të sëmurve me Hidoksiklorikin dhe azitromicin, ndërsa në Shqipëri, protokolli klinik i trajtimit të COVID-19 është ende i paqartë.
Gjatë deklaratë së saj Rakacolli u shpreh se gazetarët që do të cilësohen kontakt i ngushtë me drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajn (që është i infektuar me COVID-19), do iu bëhet testi. Ajo u shpreh më tej se mund të ndodhë që të infektohen padashje edhe mjekët gjatë punës së tyre.
Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Pranë spitalit Infektiv në Tiranë ka mbërritur një i ri, i infektuar me COVID-19. Burimet bëjnë me dije se i riu është ndjerë keq dhe ka shkuar tek spit...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar mesditën e sotme se mes të 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Minist...
TIRANË– Zv.ministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për shtyp, tha se Shqipëria i kishte kërkuar ndihmë Kinës për të përballuar situatën ...
Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi i tretë i infektuar është një burrë 60...
TIRANË– Ambasada Amerikanë në Shqipëri, u kërkon qytetarëve amerikanë që të organizojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim...
Të paktën 18 409 shtetas kanë hyrë nga Italia në Shqipëri në muajin shkurt sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave. Qarrkullimi përgjatë këtij mu...
Shkodër- 10 persona të stafit mjekësor në Shkodër dyshohet se janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personeli mjekësor ka pasur ko...
Korçë-Dy raste të reja me COVID-19 janë shënuar së fundmi në qytetin e Korçës. Mësohet se njëri prej personave të infektuar është një punonjës pol...
Aktualitet25 Mars 2020, 11:18
TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...