Aktualitet

Koronavirusi përhapet në Shqipëri, SHBA-ja kërkon menjëherë kthimin e amerikanëve: Ejani tranzit nga Stambolli

25 Mars 2020, 12:09 Nga DOSJA
Koronavirusi përhapet në Shqipëri, SHBA-ja kërkon

TIRANË– Ambasada Amerikanë në Shqipëri, u kërkon qytetarëve amerikanë që të organizojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara. 

Në një njoftim zyrtar, Ambasada i ka kërkuar shtetasve të saj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për vetëm një periudhë të caktuar që të nisen menjëherë për në atdhe, duke kaluar tranzit për nga Stambolli.

Të gjitha kufijtë tokës janë të mbyllur dhe aktualisht ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, nga kompania “Air Albania”. Nuk asnjë informacion të disponueshëm se për sa kohë do të vijojnë fluturimet. Aeroplani i ‘Air Albania’ niset nga Tirana për në Stamboll, nga ku mund të vini për në Shtetet e Bashkuara,”-shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Në Shqipëri harta e të prekurve është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda. Situata nuk është më e mirë as në SHBA pasi OBSH-ja ka parashikuar se do të kthehet në epiqendrën e re të koronavirusit. Deri më tani atje janë shënuar mbi 700 persona që kanë ndërruar jetë dhe dhjetra mijëra të infektuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi ambasada amerikane koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 11:18

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...