Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e MIRË: Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

25 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e MIRË: Një mjek dhe një infermier me

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar mesditën e sotme se mes të 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Ministrja njofton se të gjithë të shëruarit janë vetëizoluar për 14 ditë në banesat e tyre. Ajo bën thirrje që qytetarët të zbatojnë masat e marra për COVID-19.

Reagimi:

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës??
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv. LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗️
#VETËMBashkëMundT’iaDalim??

Paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 146. Ndërkohë, 17 prej tyre janë shëruar, por fatkeqësisht ka pasur edhe 5 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan. Gjendja e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 11:18

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...