Aktualitet

Shqipëria kërkon mjekë nga Kina për të përballuar koronavirusin, zv.ministrja: I dërguam kërkesë zyrtare

25 Mars 2020, 12:29 Nga DOSJA
Shqipëria kërkon mjekë nga Kina për të përballuar

TIRANË– Zv.ministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për shtyp, tha se Shqipëria i kishte kërkuar ndihmë Kinës për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. 

Rakacolli tha se Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri për ndihmë me mjekë.

“Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadës në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë“, tha Rakacolli.

Ndër të tjera në deklaratë, Rakacolli përditësoi edhe shifrat e të prekurve nga pandemia covid-19 në vendin tonë. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça.

Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli shqiperia kerkon mjeke nga kina koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli shqiperia kerkon mjeke nga kina

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 11:18

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...