Aktualitet

FOTO/ Mjekët të veshur si ‘astronautë’, djali i ri vjen me Urgjencë tek Infektivi, i infektuari me COVID-19 ndihet keq d

25 Mars 2020, 13:01 Nga DOSJA
FOTO/ Mjekët të veshur si ‘astronautë’, djali i ri

Tiranë- Pranë spitalit Infektiv në Tiranë ka mbërritur një i ri, i infektuar me COVID-19. Burimet bëjnë me dije se i riu është ndjerë keq dhe ka shkuar tek spitali Infektiv. Në foton e siguruar nga Dosja.al i riu shfaqet në këmbë, me një kapuç në kokë teksa futet në ambientet e spitalit. Ndërsa në hyrje të godinës e ka pritur disa mjekë të veshur si ‘astronautë”.

Paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 146. Ndërkohë, 17 prej tyre janë shëruar, por fatkeqësisht ka pasur edhe 5 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan. Gjendja e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 11:18

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...