Aktualitet

I infektuari nga Puka bën ‘kërdinë’ tek spitali i Shkodrës/ 10 persona të stafit mjekësor dyshohet se janë me COVID-1

25 Mars 2020, 11:33 Nga DOSJA
I infektuari nga Puka bën ‘kërdinë’ tek spitali i

Shkodër- 10 persona të stafit mjekësor në Shkodër dyshohet se janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personeli mjekësor ka pasur kontake me me pacientin nga Puka, i cili rezulton me COVID-19. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 10 personave u janë marrë tamponët dhe pritet rezultati i analizave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se 146 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Zgjerohet harta, një infektuar edhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë. Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 11:18

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme n...