Aktualitet

A ndikon rritja e temperaturave tek koronavirusi? ISHP: COVID-19 transmetohet njësoj kudo, merrni masat mbrojtëse

25 Mars 2020, 10:54 Nga DOSJA
A ndikon rritja e temperaturave tek koronavirusi? ISHP: COVID-19 transmetohet

TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik i ka dhënë fund dyshimeve se në zonat klimatike të nxehta apo me lagështirë të madhe, koronavirusi nuk mund të përhapet. Sipas ISHP-së, COVID- 19 mund të transmetohet në çdo zonë të mundshme të globit dhe deri më tani nuk ka treguar asnjë dobësi përhapjeje në vendet me klimë të ngrohtë.

“Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi i ri mund të transmetohet në të gjithë zonat klimaterike në të gjitha zonat klimaterike përfshirë këtu zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë. Pavarësisht klimës, merrni masat mbrojtëse, nëse jetoni apo udhëtoni në zona ku ka prani të covid-19. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga virusi është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun. Koronavirusi i ri mund të transmetohet në zona me klimë të lagësht dhe të nxehtë,”-thuhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë ekspertë shqiptarë dhe të huaj janë ngritur tezën se kanë shpresë që gjatë periudhës së verës, koronavirusi do të largohej (ashtu siç ndodh edhe me gripin normal). Por sipas disa studimeve të tjera, kornavirusi nuk ka shfaqur asnjë shenjë dobësie në lidhje me klimën.

Shkon në 146 numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Zgjerohet harta, një infektuar edhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë. Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shëndetit publik koronavirusi ne shqiperi instituti i shëndetit publik koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll