Aktualitet

Rapid Test tregon brenda 5 minutave nëse je i infektuar me COVID-19, nis shpërndarja në spitalet italiane

25 Mars 2020, 09:39 Nga DOSJA
Rapid Test tregon brenda 5 minutave nëse je i infektuar me COVID-19, nis

Itali- Rapid Test është një test i shpejtë që tregon nëse je i infektuar me COVID-19. Ky test ka bekimin e OBSH-së dhe është shumë i lehtë në përdorim, pasi duhet të hedhësh disa pika të gjakut të pacientit në test dhe brenda 5 minutave, mjekët arrijnë të kuptojnë nëse ka prani të Covid-19.  La Republica.it shkuan se ky test po dërgohet në spitalet italiane dhe pritet t’ua lehtësojë ndjeshëm punën mjekëve, që po përballen me sëmundjen. Po kështu, ai është një produkt që është regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Shëndetësisë italiane.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: La repubblica.it

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 06:28

Austri- Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian, që deri në këto moment ka patur një meanxhim të qëndrueshëm të situatës së shkaktuar nga koronavirus....