Aktualitet

Rritet numri/ Polici në Durrës i infektuar me COVID-19, niset me urgjencë drejt Tiranës

25 Mars 2020, 09:55 Nga DOSJA
Rritet numri/ Polici në Durrës i infektuar me COVID-19, niset me

Durrës- Një efektiv policie në Durrës rezulton i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e pacienti është transportuar me urgjencë në repartin e Infektivit në Tiranë. Ndërkohë, familjarët e tij janë vetëizoluar. Po kështu dyshohet se ai ka infektuar edhe disa persona të tjerë, përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

Ministria  e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë.

Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat.  Kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll