Aktualitet

Pandemia nëpër këmbë/ Qytetarët ende të pabindur, xhiro në këmbë e në biçikletë. Gjobitën 66 persona, nuk zënë me

25 Mars 2020, 09:22 Nga DOSJA
Pandemia nëpër këmbë/ Qytetarët ende të pabindur,

TIRANË–  Shifra e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, rritet çdo ditë mirëpo qytetarët ende nuk u binden masave të qeverisë. Policia e Shtetit ka njoftuar sot se vetëm brenda 24 orëve janë gjobitur 66 qytetarë që lëvizinin jashtë orarit pa pasur asnjë emergjencë. Ndër ta është ndaluar edhe një shtetasi K.B., i sapokthyer në Tiranë nga jashtë, i cili ka thyer vetë-karantinimin e detyruar prej 14 ditësh. Ai është gjobitur me 700.000 lekë gjobë.

Por nuk ka mbaruar këtu, pasi 76 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti pasi gjithashtu edhe ata nuk iu bindën urdhërit. Ka pasur edhe subjekte tregëtia që kanë shkelur rregullat. 9 prej tyre nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe janë gjobitur 100.000 lekë për secilin.

 NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, i cili është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Shtetasi K. B., banues në Tiranë, ka hyrë në Shqipëri më datë 11.03.2020 dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Ministria  e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat.  Kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”. Qytetarët janë të lirë të qarkullojnë nga ora 05:00-13:00, nëse kapen në rrugë më vonë do ndëshkohen me masa administrative.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 06:28

Austri- Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian, që deri në këto moment ka patur një meanxhim të qëndrueshëm të situatës së shkaktuar nga koronavirus....