Dy raste të reja me COVID-19 në Lezhë, infektohet infermierja dhe sanitarja, dyshohet se është prekur edhe një polic në K
25 Mars 2020, 08:37Nga DOSJA
Shqipëri- Rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona të stafit mjekësor të spitalit të Lezhës janë të infektuar me COVID-19. Të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një infermiere të moshës 35- vjeç dhe një sanitare, 55-vjeç. Ato ende ndodhen në dhomën e izolimit të ngritur në ambientet e spitalit të Lezhës dhe pritet të nisen drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Po kështu, një punonjës policie në qytetin e Korçës dyshohet se është infektuar me COVID-19. Polici është nisur me ambulancë drejt Tiranës. Ai kishte ardhur nga Greqia para 10 ditësh.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Itali- Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi në Bergamo, në një lidhje më “ABC e mëngjesit”, ka folur për situatën e vështirë në t...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo së fundmi është bërë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku edhe shpesh herë shpërndan këshilla sesi qytetarët të shmangin inf...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pacientët, për t’u mbrojtur n...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vendimin e qeverisë për shpalljen e gjend...
Aktualitet25 Mars 2020, 06:28
Austri- Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian, që deri në këto moment ka patur një meanxhim të qëndrueshëm të situatës së shkaktuar nga koronavirus....
TIRANË– Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero tha sot në emisionin Opinion se përqindja e popullsisë së Shqipërisë që pritet të jetë në kontakt me kor...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka komentuar sërish se si i nisën dhimbjet kur u infektua nga koronavirusi. Në një lidhje me Sk...
ITALI-Një biznezmen shqiptar, është arrestuar në Perugia nga autoritete italiane, pasi është kapur me 5 kilogramë kokainë, vlera e së cilës shkonte në 1,5 mln e...
TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka demonstuar sot live se si fuknsionon një respirator. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një respirator...