Kishte shenja koronavirusi/ E mbështjellë me shall, e moshuara shkon vetë në këmbë tek Infektivi, e pret mjekja si ‘aust
25 Mars 2020, 09:18Nga DOSJA
TIRANË- Një e moshuar ka shkuar me këmbët e saj tek spitali Infektiv në Tiranë për të marrë kujdesin mjekësore. E moshura është filmuar teksa hynte në Infektiv, e gjitha e mbuluar me një shall.
Mësohet se ajo ka pasur shenjat e covid-19 dhe ka zgjedhur që të shkojë vetë në spital, ndërsa para duket që i del një mjekë, e cila është e veshur me kostumin special.
Deri më tani nuk dihet gjendja e të moshuarës apo nëse ajo është infektuar në të vërtetë me koronavirus. Pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë sërish në një deklaratë ditën e sotme për të përditësuar bilancin në vend.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku dhe njëkohësisht drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv për koronavirus. I ftuar në një lidhje me Skype në emisi...
Shqipëri- Rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona të stafit mjekësor të spitalit të Le...
Itali- Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi në Bergamo, në një lidhje më “ABC e mëngjesit”, ka folur për situatën e vështirë në t...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo së fundmi është bërë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku edhe shpesh herë shpërndan këshilla sesi qytetarët të shmangin inf...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pacientët, për t’u mbrojtur n...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vendimin e qeverisë për shpalljen e gjend...
Aktualitet25 Mars 2020, 06:28
Austri- Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian, që deri në këto moment ka patur një meanxhim të qëndrueshëm të situatës së shkaktuar nga koronavirus....
TIRANË– Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero tha sot në emisionin Opinion se përqindja e popullsisë së Shqipërisë që pritet të jetë në kontakt me kor...