Aktualitet

Këshilloi qytetarët të merrnin Brufen, mjeku Brataj heq dorë nga ilaçi: S’e përdora, kishte shumë debate. Paracetamoli

25 Mars 2020, 08:40 Nga DOSJA
Këshilloi qytetarët të merrnin Brufen, mjeku Brataj heq dorë

TIRANË– Mjeku dhe njëkohësisht drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv për koronavirus. I ftuar në një lidhje me Skype në emisionin “Open” të Eni Vasilit, mjeku foli për simptomat që kishte pasur dhe mënyrën sesi po kurohej. 

I pyetur nga moderatorja e emisionit, Brataj tha se kishte përdorur paracetamol pasi kishte ende debate për pjesën e përdorjes së brufenin. 

Me çfarë jeni kuruar? Kam përdorur paracetamol dhe aspirinë dhe më kanë qetësuar, brufenin nuk e përdora pas debateve që kishte së fundmi nëse duhej përdorur apo jo,”-tha mjeku.

Të dy këto medikamente kanë në përbërje qetësuesin mjaft të thjeshtë, paracetamolin. Por po të kthehemi vetëm pak javë më parë, Brataj ishte i pari që këshilloi njerëzit të pinin Brufen në rast se do të kishin simptoma të Covid-19, deklaratë kjo që solli edhe perplasjen me mjekun Ilir Allkjan. Mjeku Ilir Allkja, i cili tashmë është shkarkuar, hodhi poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt, teksa shkroi se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 06:28

Austri- Austria është një nga vendet e Bashkimit Europian, që deri në këto moment ka patur një meanxhim të qëndrueshëm të situatës së shkaktuar nga koronavirus....