“Sikur më kishin rrahur”, Brataj tregon si i nisën dhimbjet kur u prek nga koronavirusi, nuk qëndronte dot as shtrirë, t
24 Mars 2020, 21:10Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka komentuar sërish se si i nisën dhimbjet kur u infektua nga koronavirusi. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Brataj tha se fillimisht ka pasur temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në të gjithë trupin që nuk e linin as të ulej., e as të rrinte shtrirë.
“Ju faleminderit Blendi për telefonatën. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët për solidaritetin. Janë gjëra që i kemi sqaruar që në fillim të kësaj epidemie. Të dielën kisha temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sikur më kishte rrahur njeri. Fillimisht mora vetëm aspirinë. Sot sicc e shihni jam më mirë. Dhimbjet nisin gradualisht. Të dielën më filloi temperatura. Gjëja më e tmerrshme është që s’rri dot në një vend, as shtrirë, as ulur. Pastaj problem është ta kontrollosh me ilaccet normale. Fati është që jam vetë mjek dhe kuptoj. E shikojmë veten nga ana e kuruesit. Tani kam kollë, nuk kam dhimbje, temperaturë kam tek 37 e gjysmë. Sot kam bërë xhiro nëpër shtëpi,“- u shpreh Brataj.
Sot është konfirmuar infektimi me koronavirus i shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, një nga zyrtarët më të lartë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Burime të rezervuara, i konfirmuan Dosja.alse të gjithë infermierët dhe mjekët që kanë punuar me Bratajn janë vetë-karantinuar ndërsa disa prej tyre kanë kryer edhe analizën për të parë nëse janë infektuar nga COVID-19.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Një biznezmen shqiptar, është arrestuar në Perugia nga autoritete italiane, pasi është kapur me 5 kilogramë kokainë, vlera e së cilës shkonte në 1,5 mln e...
TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka demonstuar sot live se si fuknsionon një respirator. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një respirator...
TIRANË– Pëllumb Pipero është shprehur se shtretërit në spitale po mbushen dita-ditës, dhe se po kaq shpejt ata shtretër po shtohen dhe po zëvendësohe...
TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka dhënë sot disa këshilla për ata që janë të prekur me COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një p...
TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho që është një raminator i njohur u ka bërë thirrje të rinjve që të mos kenë frikë nga COVID-19, por sërish ka thënë që të tregoh...
TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho, ka folur sot për koronavirusin, duke treguar disa të pathënë për këtë virus. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho ...
TIRANË– Mjeku Arjet Gega është shprehur se të gjithë personat që shërohen nga Covid-19 ka shumë mundësi që të bëhen imun nga ky virus për të paktën 6...
TIRANË- Qeveria shqiptare, kur koronavirusi kishte zyrtarisht 2 ditë që kishte ardhur në vendin tonë, mori një vendim për caktimin e ditëve të pushimit për...
ELBASAN– Një pacient i infektuar me koronavirus po përmirësohet dhe po shkon drejt shërimit. Mësohet se bëhet fjalë për 62-vjeçarin nga Elbasani, i cili ...
TIRANË- Koronavirusi po tregon se nuk kursen askënd. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një mjekë e Spitalit Infektiv dyshohet se është prekur nga COVID-...