Aktualitet

“Shtretërit po mbushen me shpejtësi”, Pipero tregon situatën në spitale, apel për shtim të imazheristëve dhe

24 Mars 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Shtretërit po mbushen me shpejtësi”, Pipero tregon

TIRANË– Pëllumb Pipero është shprehur se shtretërit në spitale po mbushen dita-ditës, dhe se po kaq shpejt ata shtretër po shtohen dhe po zëvendësohen. Në një lidhje me emisionin “Open”, Pipero tha se kërkohen imazheristë dhe laborantë e infermierë, pasi ata mund të shpëtojnë jetë.

Shtretërit po mbushen me shpjetësi dita-ditës, dhe me shumë shpejtësi po shtohen edhe shtretërit. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për imazheristë, laboratorantë dhe infermierë. Tashmë jemi në tehun e përpjekjes për të ndihmuar dhe për të kuruar të infektuarit. Orili i infeksionitit ka kaluar në plan të dytë pasi dimanika e sëmundjes dhe përparimi është shumë i shpejtë. Imazheristët mundësojnë shpëtimin e më shumë jetëve,”- tha Pipero.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll