Aktualitet

Koronavirusi prek sërish bluzat e bardha, një mjekë e Infektivit dyshohet se është infektuar

24 Mars 2020, 19:32 Nga DOSJA
Koronavirusi prek sërish bluzat e bardha, një mjekë e Infektivit

TIRANË- Koronavirusi po tregon se nuk kursen askënd. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një mjekë e Spitalit Infektiv dyshohet se është prekur nga COVID-19.

Sipas informacioneve mësohet se mjekja është në konakt të drejtëpërdrejtë me pacientët që janë prekur nga COVID-19.

Mësohet se mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit ndërsa ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor ku fillimisht i është nënshtruar testimeve. Ky është rasti i dytë brenda ditës ku bluzat e bardha preken nga COVID-19. Sot në mëngjes Skënder Brataj, Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj u konfirmua ma koronavirus.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjekja me covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjekja me covid-19

Sondazh

Poll