Aktualitet

Mjeku Xhaxho tregon shenjat e COVID-19 dhe kur duhet të njoftoni urgjencën: Duhet të keni vështirësi në frymëmarrje dhe t

24 Mars 2020, 20:55 Nga DOSJA
Mjeku Xhaxho tregon shenjat e COVID-19 dhe kur duhet të njoftoni

TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka dhënë sot disa këshilla për ata që janë të prekur me COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një pacient kur shikon që ka lodhje dhe mungesë frymëmarrjeje duhet të njoftojë ambulancën dhe nëse ka dhe temperaturë duhet marrë dhe 127-a.

Kur një pacient që është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të shkojë dot as në tualet, kur keni lodhje, mungesë në frymëmarrje duhet të merrni direkt urgjencën. Nëse keni dhe temperaturë duhet të telefononi 127-ën. Por pacienti nuk duhet të largohet kurrë nga oksigjeni. Urgjenca ka mjete oksigjenimi dhe pacienti duhët të mbahet në oksigjen. Ne në kohën tonë kemi bërë dhe oksigjenim më dorë me një pajisje të thjeshtë”, u shpreh Xhaxho.

Më tej ai tha se në Shqipëri nuk beson se do ketë mbipopullim spitalesh, pasi qeveria ka marrë masa dhe numri i të prekurve është i ulët.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 roland xhaxho koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 roland xhaxho

Sondazh

Poll