Aktualitet

Del negativ në testin e parë, 62-vjeçari i infektuar me Covid-19 nga Elbasani po shkon drejt shërimit

24 Mars 2020, 19:42 Nga DOSJA
Del negativ në testin e parë, 62-vjeçari i infektuar me

ELBASAN– Një pacient i infektuar me koronavirus po përmirësohet dhe po shkon drejt shërimit. Mësohet se bëhet fjalë për 62-vjeçarin nga Elbasani, i cili u infektuar bashkë me të shoqen, nga djali që iu kthye nga Italia.

Ai ka dalë negativ në testin e parë që i është bërë nga mejkët, ndërkohë që pritet t’i bëhet edhe një tjetër test. 62-vjeçari ishte vetëkarantinuar në banesë duke ndjekur rregullat e mjekëve, ndërsa e shoqja ndodhet ende e shtruar në spital.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll