Aktualitet

Leja e prindërve për të qëndruar në shtëpi mbaroi, shkollat nuk u hapën. Çfarë do bëjë qeveria me vendimin që skadoi

24 Mars 2020, 19:58 Nga DOSJA
Leja e prindërve për të qëndruar në shtëpi mbaroi,

TIRANË- Qeveria shqiptare, kur koronavirusi kishte zyrtarisht 2 ditë që kishte ardhur në vendin tonë, mori një vendim për caktimin e ditëve të pushimit për prindërit që të kujdesëshin për fëmiëjt pas mbylljes së shkollave. Ky vendim ishte i përcaktuar qartë se pushimi për prindërit do ishte nga data 10 mars deri në 23, dhe pas kësaj dite të gjithë prindërit duhet të ktheheshin në punë.

Caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore”, shkruhej në pikën e parë të këtij Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Por pak ditë më parë ministria e Shëndetësisë, udhëzoi qeverinë që shkollat të vijonin të ishin pushim dhe për disa javë të tjera e mësimi do të vijojë online. Nga ana tjetër situata me COVID-19 në Shqipëri po vijon të përkeqësohet dhe shumë vende punë janë mbyllur.

Në redaksinë e Dosja.al gjatë ditës së sotme kanë ardhur shumë shqetësime se çfarë do bëhet me ata prindër që me VKM e datës 10 mars ishin pushim. Kush do kujdeset për fëmijët e tyre në këtë situatë të vështirë në do u kërkohet të kthehen në punë? A do marrë qeveria një vendim për të shtyrë kohën e pushimit, siç mori vendimin për mospahjen e shkollave në 23 mars?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leja per prinderit masat kunder covid 19 vendimi i qeverise leja per prinderit masat kunder covid 19 vendimi i qeverise

Sondazh

Poll